​Ministri i Mbrojtjes në Rahovec, FSK pritet të ndërhyjë

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se së bashku me bashkëpunëtorë, sot kanë pritur për vizitë ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Latifi ka shkruar në Facebook se pas vlerësimit të gjendjes faktike nga reshjet e fundit në këtë komunë, ekipet e FSK-së, pritet që të ndërhyjnë me makineri për hapjen e disa kanaleve dhe vijave në mënyrë që të ketë shkarkime më të papenguara të ujërave në Drinin e Bardhë.

“Faleminderit për vizitën dhe përkrahjen ministrit Mehaj dhe ekipeve të FSK- së”, ka shkruar ai.

Read Previous

Gjakova e qetë një ditë pas vërshimeve

Read Next

Moti sot