​Liverpooli lëshon pikë sërish, kësaj radhe kundër West Hamit

Pas humbjes 2:0 kundër Evertonit, Liverpooli nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë nga ndeshja e sotme kundër West Hamit.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “London”, West Hami ka barazuar 2:2 me Liverpoolin.

Golat për vendasit i shënuan Jarrod Bowen (minuta e 43’) dhe Michael Antonio (minuta e 77’), kurse një gol nga Andrew Robertson (minuta e 48’) dhe autogoli nga Alphonse Areola (minuta e 65’) ishin vendimtar te Liverpooli.

Me pikët e reja, Liverpooli ngjitet në kuotën e 75 pikëve në vendin e tretë, krahas West Hamit që zë vendin e tetë në kuotën e 49 pikëve. Rezultati final, 2:2.   /KosovaPress/

Read Previous

Kryeziu: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Read Next

Kuka për Evropianin e xhudos: Distria dominoi në çdo aspekt, garuesit e tjerë s’ishin në nivel të duhur