​Kryesia e Kuvendit mblidhet sot

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 10:00.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,

4. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,

5. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021,

6. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Read Previous

​Nxënësit u rikthehen bankave shkollore

Read Next

Afër 30 raste aktive me COVID-19 në Kosovë