​Këtë vikend luhet xhiro e 11-të në basketboll, zhvillohen ndeshje interesante

Superliga e Kosovës në basketboll i rikthehet aksionit këtë vikend, me disa ndeshje tejet interesante të vlefshme këto për xhiron e 11-të të këtij sezoni.

Këtë xhiro do ta hap derbi mes Pejës dhe Yllit, apo ndryshe mes kampionit dhe ish-kampionit.

Pejanët kanë pësuar tri humbje në tri ndeshjet e fundit, që erdhën pas shtatë fitoreve radhazi, kurse therandasit kanë pesë fitore radhazi, pasi që nuk e kishin nisur aq mirë këtë edicion.

Ndeshja e dytë të shtunën do të jetë po ashtu një derbi, ku përballen dy skuadrat me formën më të lartë në Superligë, respektivisht Vëllaznimi me Trepçën. Kuqezinjtë kanë gjashtë fitore radhazi pas katër humbjeve, ndërsa mitrovicasit janë në vendin e parë me tetë fitore e dy humbje.

Ndërkaq të dielën, Sigal Prishtina përballet me Istogun. Prishtinasit kanë pesë fitore e pesë humbje, ndërsa istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e nëntë humbje.

Xhiro e 11-të e këtij sezoni do të mbyllet me derbin prizrenas mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit. Proton Cable Prizreni ka tri fitore e shtatë humbje, kurse Bashkimi ka katër fitore e gjashtë humbje. /KosovaPress/

Orari i xhiros së 11-të të këtij sezoni.

E shtunë

17:00 Peja-Golden Eagle Ylli

19:00 Vëllaznimi-Trepça

E diel

17:00 Sigal Prishtina-Istogu

19:00 Proton Cable Prizreni-Bashkimi

Read Previous

Shqyrtimi i Projektbuxhetit në lexim të dytë do të bëhet pas dy javësh në Kuvend

Read Next

Hulumtimi: Mbi 5 milionë njerëz vdesin në vit nga lëndët djegëse fosile