​Inflacioni vjetor i BE-së dhe eurozonës ka rënë në muajin shtator

Inflacioni vjetor ra në 4.3% në eurozonë dhe 4.9% në BE në muajin shtator, nga 5.2% dhe 5.9% në sa ishte në muajin gusht, thanë të mërkurën nga Eurostat.

Një vit më parë, normat vjetore ishin 9.9% për eurozonën dhe 10.9% në BE, tha autoriteti statistikor i bllokut 27-anëtarësh.

Normat më të ulëta vjetore të inflacionit u panë në Holandë (-0.3%), Danimarkë (0.6%) dhe Belgjikë (0.7%), ndërsa normat më të larta vjetore ishin në Hungari (12.2%), Rumani (9.2%) dhe Sllovaki ( 9.0%).

Krahasuar me gushtin, inflacioni vjetor ra në njëzet e një shtete anëtare, mbeti i qëndrueshëm në një, dhe u rrit në pesë, sipas Eurostat.

Në shtator, kontributin më të lartë në normën vjetore të inflacionit në eurozonë e kanë marrë shërbimet me 2.05 pikë përqindje, të ndjekura nga ushqimi, alkooli dhe duhani me 1.78 pikë përqindje.

/AA/

Read Previous

​Banka Botërore: Në vitin 2022, popullsia në moshë pune u tkurr shkaku i migrimit

Read Next

KB Peja sonte përballet në FIBA Europe Cup me ekipin nga Gjermania