​Haradinaj takohet me ambasadorin e Zvicrës Thomas Kolly

Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook bëri të ditur se është takuar me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Ai tha se gjatë këtij takimi temë e bisedës ishte zhvillimi aktual në vend si dhe themelimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës.

“Falënderova z. Kolly për mbështetjen që ky vend mik i ka dhënë Kosovës dhe popullit tonë në vazhdimësi”, ka shkruar Haradinaj./KosovaPress.

Read Previous

Pas përleshjes me anëtarët e PSD, lëndohet një polic

Read Next

Dua Lipa paralajmëron projektin e ri muzikor, pas suksesit të bujshëm të “Levitating”