Lavrov i kërkon Rubios ndalimin e dërgesave të armëve për Ukrainën
Me përfundimin e përballjes vendimtare mes Kombëtarës së Kosovës kundër asaj të Turqisë, në të cilën “Dardanët”, pësuan humbje 1-0, në një konferencë të mbajtur për media foli trajneri i Kosovës, Franco Foda.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur krenar me rrugëtimin e “Dardanëve” ndërsa i ka falënderuar tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.
“Sot jemi të gjithë të mërzitur. U munduam dhe deshëm që të kualifikoheshim në Botëror. Ishte e mundur ndaj Turqisë për 90 minuta dhe jam krenar me ekipin”- tha Foda.
Ndërkohë tutje Foda shtoi se e ekipi ka përfaqësuar Kosovën në mënzrë korrekte dhe se do të shkojnë përpara.
“Mendoj se i gjithë ekipi e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu do të shkojmë përpara” – ka deklaruar Foda.
Tutje përzgjedhësi gjerman falendëroi tifozët e shumtë për përkrahjen që i’a dhuruan Kombëtarës së Kosovës.
“Dua ta shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë tifozët që ishin në stadium dhe vizituan shtetet tjera kur ishim mysafir” – tha Foda.
Foda thurri lëvdata për lojtarët e tij për të cilët bëri të ditur se duhet të shohim se ata japin shpirtin në fushë.
“Më e rëndësishmja është ajo që i kam thënë edhe ekipit, kushdo që e përcjellë Kosovën, ta ndiejë këtë në fushë dhe ta shohin se ata e japin shpirtin në fushë”, vazhdoi ai.
Në këtë konferencë, trajneri foli edhe për synimin e kombëtarës i cili ishte kualifikim për në Botëror.
“Synimi ishte kualifikimi në Botëror por të shohim tani për të ardhmen time. Ishim një lojë larg Botërorit, skuadra po zhvillohet mirë. E kam pritur puna dhe mundi shpërblehet”- tha tutje ai. /KosovaPress/