​Arsenali zyrtarizon transferimin e Gabriel Jesus

Jesus i cili shënoi 95 gola në 236 paraqitje në të gjitha garat gjatë pesë sezoneve të tij në Manchester City, skuadër e cila transferoi Erling Haalandin dhe kjo bëri që braziliani të kërkojë skuadër të re.

Gabriel ka fituar katër herë titullin e Premierligës, FA Cup dhe tri herë Kupën e Ligës. Ai është i startues në ekipin kombëtar të Brazilit, duke bërë 56 paraqitje dhe duke shënuar 19 herë që nga debutimi i tij në shtator 2016.

“Jemi të kënaqur që kemi siguruar transferimin e Gabrielit. Të gjithë ata që e njohin mirë futbollin, i njohin cilësitë e Gabriel Jesus”, ka thënë drejtori teknik Edu, përcjellë KosovaPress.

Ndërsa, trajneri Mikel Arteta është shprehur shumë i lumtur që klubi ka ofruar një sulmues të kalibrit të Jesus.

“Jam shumë i emocionuar. Klubi ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të rekrutuar një lojtar të këtij niveli. Unë e njoh shumë mirë Gabrielin personalisht dhe ne të gjithë e njohim mirë që nga koha e tij në Premier League dhe me të vërtetë i suksesshëm këtu”, tha ai.

Read Previous

Çmimet e benzinës dhe gazit mbesin të njëjta, nafta lirohet për 4 cent

Read Next

Presidentja ​Osmani pritet me nderime të larta shtetërore në Slloveni