• 5 October, 2022

​Superkupa Evropiane – Reali kërkon trofeun përballë Frankfurtit

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e cila do ta përcaktojë skuadrën fituese të Superkupës së Evropës.

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi takohet me fituesin e Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurt në Helsinki. Kjo do të jetë ndeshja e parë me karakter garues midis këtyre dy skuadrave që nga viti 1960, ku spanjollët triumfuan me rezultat të thellë 7-3 dhe siguruan Kupën Evropiane për herë të pestë radhazi.

Ndeshja do të zhvillohet në “Helsinki Olympic Stadium” dhe gjyqtar kryesor i saj do të jetë anglezi Michael Oliver.

Këto janë formacionet e mundshme:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Éder Militão, Alaba, Mendy: Kroos, Casemiro, Modrić: Valverde, Benzema, Vinícius Júnior.

Frankfurt: Trapp; Touré, Tuta, N’Dicka; Knauff, Soë, Rode, Lenz; Kamada, Götze; Borré

Read Previous

Stoltenberg: Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet e njëanshme

Read Next

Dy milionë dollarë për kopjen origjinale të Shakespeare