​Shtyhet vazhdimi i seancës për Ligjin e Speciales

Është shtyrë seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të hidhet në votim Ligji për Dhomat e Specializuara.

Para fillimit të seancës është zhvilluar një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo pas takimit tha se ka pajtim për përmbajtjen e ligjit, por dallimet ende ekzistojnë për procedurën.

Megjithatë, vazhdimi i seancës për Ligjin e Speciales është shtyrë deri në njoftimin e radhës. /KosovaPress/

Read Previous

Sonda Voyager 1 arrin rekord historik pas gati 50 vjetësh në hapësirë

Read Next

Kurti: 1 miliard euro importe do t’i zëvendësojmë me prodhim vendor