​Në autostrada të shtunën s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit njoftoi se të shtunën (1 gusht) do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet me mbi 20 tonë.

Vendimi u mor bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave.

“Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, thuhte në njoftimin e kësaj ministrie. /KosovaPress/

Read Previous

Të paktën ​57 të vdekur në Ceuta, Spanja nis dëbimet pas hyrjes masive të migrantëve

Read Next

Mario Mitaj transferohet te Genoa në Serie A, detaje nga marrëveshja