​Moti me diell dhe vranësira

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 10°C deri në 15°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1–4 m/s.

“Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e njerëzve. Megjithatë, temperaturat e ulëta gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes mund të shkaktojnë ndjesi të theksuar të freskisë, veçanërisht te personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike. Rekomandohet veshje e përshtatshme për temperaturat e kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Ky institut i këshillon fermerët të kujdesen për kulturat e ndjeshme dhe të përshtatin aktivitetet bujqësore sipas kushteve të motit. /KosovaPress/

Read Previous

Protesta në disa qytete të Shqipërisë, përplasje me policinë në Lezhë e Tiranë

Read Next

​Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale