Protesta në disa qytete të Shqipërisë, përplasje me policinë në Lezhë e Tiranë

Lezha, Shkodra, Burreli, Laçi, Elbasani, Korça, Vlora, Gjirokastra, Dibra, dhe Pogradeci janë zgjuar këtë të premte me protesta.

Të rinjtë, gjimnazistë dhe studentë, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar. Në rrethe, tubimi shënon ditën e dytë të protestave.

Ndërkohë, në Lezhë ka pasur tensione mes protestuesve dhe Policisë, ku palët janë përplasur fizikisht dhe ka pasur të lënduar policë dhe një protestuese. Në drejtim të një gjimnazi janë hedhur gurë. Më pas, Policisë i është dhënë urdhër të tërhiqet dhe të shmangë përplasjet me të rinjtë.

Në Tiranë protestuesit janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit ku ka nisur përplasja me policinë.

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot pranë bizneseve të dëmtuara nga flakët e vendosura nga protestuesit një natë më parë në Tiranë.

“Kjo flakë nuk është e studentëve, edhe këtë sprovë do ta kalojmë bashkë”, ka deklaruar ai. /Top Channel/

Read Previous

Ish-portieri legjendar që fitoi titullin me Leicester rrëfen jetën e re: Tani jam shofer i Uber