​Kosova pjesë e Kampionatit Evropian Individual në pingpong

Vëmendja e pingpongut evropian do të zhvendoset në “Arena Stozice”, Ljubljana, Slloveni, ku Kosova do të marrë pjesë në garën më prestigjioze individuale të kontinentit, Kampionati Evropian Individual 2026, i organizuar nga ETTU.

Kosova në këtë garë të rëndësishme të kalendarit evropian do të përfaqësohet nga sportistët Kreshnik Mahmuti dhe Shega Hashani, të shoqëruar nga trajneri Ridvan Hashani, ku delegacionit do t’i bashkohet edhe Kyetari i FPPK-së, Nehat Çitaku.

Ky Kampionat Evropian Individual në Ljubljanë mbledh lojtarët më të mirë të kontinentit, ndërsa programi i garave do të përfshijë single për meshkuj dhe vajza, dyshe për meshkuj dhe vajza, si dhe dyshe të përziera.

Ndërkohë, rezultatet e këtij Kampionati do të kontribuojnë drejtpërdrejt në European Mixed Team Ranking, i cili lidhet me kualifikim për garën Mixed Team në European Games 2027 dhe rrugën evropiane të kualifikimit olimpik.

Sipas ETTU-së, faza preliminare nis më 11 tetor, ndërsa shorti kryesor nis më 13 tetor, derisa Kampionët evropianë në kategoritë individuale do të shpallen më 18 tetor. /KosovaPress/

Read Previous

​Guardiola planifikon rikthimin e parë në stadiumin “Etihad”

Read Next

Franca mirëpret mundësinë e rikthimit të Britanisë së Madhe në BE