Komanda Rajonale Lindje e Forcës së Kosovës (KFOR) priti sot në takim oficerët rajonalë të çështjeve publike të Policisë së Kosovës në Kampin Bondstil, për një shkëmbim zhvillimi profesional të fokusuar në forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit.
Pjesëmarrësit ndanë përvoja dhe diskutuan mbi mesazhet, angazhimin mediatik, mediat sociale, rrëfimin vizual në celular dhe përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale.
Shkëmbimi u ofroi komunikuesve të KFOR-it dhe PK-së një mundësi për të mësuar nga njëri-tjetri, për të forcuar marrëdhëniet profesionale dhe për të përmirësuar koordinimin, me qëllim mbështetjen e komunikimit në kohë dhe të saktë, thuhet në njoftim. /KosovaPress/