​Haxhiu: S’po flas se po më thonë përçarëse

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk foli për pritshmëritë e saj për seancën e sotme konstituive ku do të tentohet për herë të gjashtë të bëhet konstituimi i Kuvendit.

“S’po flas se po më thonë përçarëse”, tha ajo para mediave të premten më 25 prill, pak para fillimit të seancës.

Albulena Haxhiu është e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, e cila dështoi të mërkurën për të tretën herë që të zgjedhet në këtë pozitë.

Nga kjo parti janë deklaruar se Haxhiu edhe sot do të jetë e propozuara për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, partitë që deri më tash ishin në opozitë nuk po e mbështesin Haxhiun për kryeparlamentare. /KosovaPress/

Read Previous

​Vazhdimi i seancës konstituive, deklarohet Murati

Read Next

Dështon përsëri zgjedhja e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare