Vitia: 53.4% e rasteve të kancerit të gjirit u diagnostikuan në fazat e hershme
Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës në basketboll, me katër përballje interesante, ku skuadrat synojnë pikët e radhës në garën për kreun e tabelës.
Ndeshja e parë luhet të shtunën në Gjakovë, ku Vëllaznimi e pret Golden Eagle Yllin. Vendasit kanë regjistruar një fitore dhe tri humbje në katër ndeshjet e para, ndërsa therandasit, pas dy humbjeve në start, kanë gjetur ritmin me dy fitore radhazi.
Të shtunën zhvillohet edhe përballja ndërmjet Pejës dhe Rahovecit 029. Pejanët kanë dy fitore e dy humbje dhe synojnë të kthehen te rezultatet pozitive, kurse rahovecasit janë ende në kërkim të fitores së parë të sezonit.
Të dielën, vëmendja zhvendoset në Mitrovicë, ku Bora përballet me Trepçën. Prishtinasit vijnë pas tri fitoreve radhazi, para se të mposhteshin nga Bashkimi, ndërsa kampionët mitrovicas kanë regjistruar dy fitore dhe dy humbje në katër xhirot e para.
Sfida e fundit e javës së pestë zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Bardhekaltrit kanë nga dy fitore e dy humbje, ndërsa prizrenasit janë skuadra e vetme e pamposhtur në këtë edicion, me katër fitore në po aq ndeshje.
Orari i ndeshjeve – Java e pestë
E shtunë, 17 tetor
- 17:00 – Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
- 19:30 – Peja – Rahoveci 029
E diel, 18 tetor
- 17:00 – Bora – Trepça
- 18:00 – Sigal Prishtina – Bashkimi
/KosovaPress/