• 1 July, 2022

​FIFA publikon renditjen e re, Kosova shënon ngritje

Ndeshjet e zhvilluara gjate këtij muaji nga Kosova në kuadër të Ligës së Kombeve janë vlerësuar si pozitive. Kjo së paku dëshmohet nga FIFA, organ që sot ka publikuar renditjen e re të shteteve në bazë të koeficienteve të reja.

Në muajin qershor, Kosova i zhvilloi katër ndeshje, ku shënoi dy fitore (ndaj Irlandës Veriore dhe Qipros) dhe dy humbje (ndaj Greqisë).

“Në renditjen paraprake të FIFA-së, “Dardanët” pozicionoheshin në vendin e 107, kurse me vlerësimin e ri është shënuar ngritje për një pozitë, pra në të 106-tën.

Ndryshe, Kosova drejtohet nga trajneri francez Alain Giresse i cili erdhi në pozitën e trajnerit të Kombëtares së Kosovës pas shkarkimit të zviceranit Bernard Challandes.

Read Previous

Shoqëria civile kërkon konsensus politik për vettingun: I pjesshëm, por të fillojë

Read Next

Osmani pritet nga der Leyen, Michel e Macron