Hoxha e quan “morale” dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës
Protesta kundër vrasjes së grave në Pejë ka përfunduar me thirrjen e organizatorëve për vazhdimin e saj në Prishtinë.
Organizatorët u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve që të nisen së bashku drejt kryeqytetit, ku në orën 16:00 do të nisë tubimi në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar përgjatë itinerarit të njëjtë si në ditët e mëparshme.
Protesta në Pejë nisi nga sheshi, ndërsa qytetarët marshuan drejt objektit të Komunës, Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë.
Gjatë marshimit, protestuesit kërkuan drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra më 26 tetor në Vitomiricë të Pejës, si dhe përgjegjësi institucionale për trajtimin e rastit të saj.
Para Stacionit Policor, pjesëmarrësit brohoritën “Edhe sa?”, “Marre” dhe “Drejtësi për Arlindën”, ndërsa vendosën pankarta me mbishkrimet “A jeni lodhë?”, “Edhe sa gra të vrara?” dhe “Dorëheqje”.
Protestat kundër vrasjes së grave po vazhdojnë pas rastit të Arlinda Zekajt, për të cilin janë ngritur shqetësime lidhur me veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse. /KosovaPress/