​Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë

Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka dështuar të mbahet si pasojë e mungesës së kuorumit për miratimin e pikave të ditës.

Fillimisht, kjo mbledhje nisi me 35 minuta vonesë. Anëtarët pritën ardhjen e kolegëve të tyre, megjithatë kuorumi nuk u përmbush.

Kryetari i këtij komisioni, Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës kërkoi nga anëtarët që herëve të tjera të respektojnë oraret dhe të mos vonohen.

“Ju kisha lutë kolegëve deputetë që ta respektoni kohën, për cilën pajtohemi për shkak se jemi me diku 35 minuta vonesë. Deputetët tjerë kanë mbledhje në komisione të tjera, kështu që ju kisha lutë për herë të ardhshme që ta respektojmë kohën për cilën jemi pajtuar bashkërisht. Kemi lënë të martën në orën 10:00 edhe ta respektojmë këtë kohë”, tha Mustafa.

Në këtë komision ishin të pranishëm vetëm 6 anëtarë. /KosovaPress/

Read Previous

Ministrja Bogujevci: Trashëgimia kulturore e Kosovës pasurohet me 13 asete të reja në listën e mbrojtjes së përkohshme

Read Next

Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral