• 11 August, 2022

​39 kamera për menaxhimin e sezonit turistik në Shëngjin

Bashkia e Lezhës ka kryer një tjetër investim në shërbim të sigurisë dhe menaxhimit të mbetjeve.

Falë këtij investimi, 39 kamera tani mbikëqyrin plazhin e Shëngjinit bashkë me gjithë akset rrugore.

Sipas kryetarit të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ky investim do të përmirësojë ndjeshëm menaxhimin e sezonit në të gjitha aspektet, duke ndëshkuar me fakte filmike edhe shkelësit e ligjit.

Shëngjini ndodhet 58 kilometra nga Tirana, ndërsa qyteti i Lezhës ndodhet vetëm 7 kilometra larg tij. Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën e pastër dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, si dhe plazhet e Kunes dhe Tales./Sinjali/

Read Previous

Insektet janë më të shumta këtë vit, sipas komunës së Gjakovës procesi i dezinsektimit është bërë

Read Next

Padër Ndue Kajtazi: Gjon Nikollë Kazazi figura më e madhe e Gjakovës, i kemi borxh një monument