​Parashikimi i motit për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Nuk parashihen reshje.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 6°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 16°C deri në 19°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1 deri 6 meta në sekondë.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira dhe përgjithësisht të favorshme. Mëngjeset do të jenë të freskëta, ndërsa gjatë ditës, me rritjen e temperaturave dhe motin kryesisht me diell, priten kushte komode biometeorologjike. /KosovaPress/

Read Previous

Alarm kibernetik në Kosovë, komprometohen masivisht llogaritë në WhatsApp

Read Next

​Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit 16 vjet më parë