Tajani: Ballkani Perëndimor duhet të jetë sa më shpejt pjesë e BE-së
Bashkëpronari i Inter Miamit, David Beckham, ka deklaruar se Lionel Messi duhet të jetë fituesi i “Ballon d’Or” këtë vit, pavarësisht se sulmuesi anglez Harry Kane konsiderohet favorit.
Kane pati një sezon të jashtëzakonshëm, duke realizuar 73 gola në 61 ndeshje për Bayern Munichun dhe kombëtaren e Anglisë. Megjithatë, Beckham ka vlerësuar ndikimin e Messit në Kupën e Botës, duke e cilësuar paraqitjen e tij si të veçantë.
“Kur e shihni duke bërë gjëra të tilla, kur shihni Kupën e Botës që ka zhvilluar, nuk është rastësi që ai po konsiderohet sërish për Topin e Artë. Ai ishte ndoshta lojtari më i mirë i turneut”, ka thënë Beckham.
Beckham përmendi edhe emrat e Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham si futbollistë që janë në garë për çmimin, por theksoi se ai mbështet maksimalisht Messin.
Përveç Messit, Kane, Mbappe, Lamine Yamal dhe Khvicha Kvaratskhelia përmenden ndër kandidatët kryesorë për “Topin e Artë”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve pritet të mbahet më 26 tetor në Londër. /KosovaPress/