Zyrtare: Ndeshjet e kësaj jave në Ligën Premier dhe Championship shtyhen

Liga dhe Premier dhe Liga angleze e futbollit kanë marrë vendim që ndeshjet e kësaj fundjave të shtyhen pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Në Angli është ditë zie kombëtare dhe kësisoj liga së bashku me FA kanë marrë vendim që ndeshjet të shtyhen që ishin paraparë të luhen këtë vikend.

“Në një takim këtë mëngjes, klubet e Ligës Premier i bënë homazhe Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II”.

“Për të nderuar jetën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm për kombin, dhe si shenjë respekti, raundi i ndeshjes së kësaj fundjave në Ligën Premier do të shtyhet, duke përfshirë ndeshjen e së hënës në mbrëmje”, thuhet në njoftimin e Ligës Premier.

Mbetet të shihet se kur do të zhvillohen ndeshjet e kësaj xhiro, me shumicën e skuadrave që do të luajnë të martën dhe të mërkurën.

Por këto ditë nuk do të luajnë ekipet si Manchester City, Liverpool, Chelsea, Tottenham Hotspur, Arsenal, Manchester United dhe West Ham United që luajnë në garat evropiane. /Telegrafi/

Read Previous

Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës që punojnë në Gjermani, priten lehtësime për marrjen e shtetësisë

Read Next

Koreja e Veriut vetëshpallet fuqi bërthamore