Zyra e avokatit të popullit në Gjakovë e hapur për ankesat e qytetarëve

Rëndësia dhe nevoja e avokatit të popullit është e domosdoshme në shoqëri. Por pak njerëz dinë që edhe në qytetin e Gjakovës ekziston zyra e avokatit të popullit që përfaqësohet nga avokati Mark Kaqinari.

Ai na tregoi se çka trajton konkretisht kjo zyrë teksa thekson faktin që njerëzit nuk janë sa duhet të informuar që edhe në komunën e tyre ekziston një përfaqësues avokatit të popullit.

Kaqinari thotë se kërkesat dhe ankesat që parashtrojnë qytetarët janë nga më të ndryshmet. Ndër më të shpeshtat është mos kthimi i përgjigjeve administrative nga institucione të ndryshme.

Në Gjakovë kjo Zyrë është hapur që nga viti 2013, dhe që atëherë po vazhdon të ofrojë shërbime për qytetarët e komunës së Gjakovës por edhe regjionit përreth.

Read Previous

Arti në trafostacionet në Gjakovë përcjell mesazhe të barazisë gjinore

Read Next

Këto janë fjalët e para të Eriksen pas rikthimit dhe golit me kombëtaren e Danimarkës