Zvicra e nis me fitore Kupën e Botës, protagonist Shaqiri

Zvicra e ka nisur për mrekulli Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, ku ka marrë fitoren e parë.

Përfaqësuesja e Zvicrës në ndeshjen e tyre hapëse e kanë mposhtur Kamerunin me rezultat minimal 1-0.

Në fakt më mirë ndeshjen e nisën mysafirët ku krijuan dy raste të mira brenda një aksioni për gol, por pa arritur ta dërgonin topin në rrjetë.

Fillimisht sulmuesi Bryan Muembo goditi direkt në duart e Sommer, derisa nga topi i kthyer Toko Ekambi goditi mbi portë.

Gjithsesi në 45 minutat e para gola nuk pati dhe dy skuadrat shkuan në pushim me rezultat të pastër 0-0.

E pjesa e dytë nisi për mrekulli për Zvicrën, ku në minutën e 48-të gjetën golin.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri bëri një asistim fantastik për Breel Embolon, i cili u gjend bukur në zonë dhe realizoi nga afërsia për 1-0.

Embolo nuk festoi fare pasi prejardhja e tij është nga Kameruni dhe i shënoi vendit të tij të lindjes.

Deri në fund të ndeshjes, dy skuadrat krijuan edhe disa raste të mira shënimi, por gola më nuk pati dhe Zvicra mori tre pikët e para në Botëror.

Dy futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri luajtën titullar në këtë sfidë, derisa ky i fundit u qëndroi në fushë për 72 minuta, ndërkohë Xhaka ishte i plotë. Në bankën rezervë ishte mesfushori tjetër shqiptar Ardon Jashari.

Aktualisht helvetikët janë lider në Grupin G me tre pikë, derisa pritet të zhvillohet në mbrëmje ndeshja Brazil – Serbi.

Ndeshjen e ardhshme Zvicra e zhvillon me Brazilin pas katër ditësh, derisa Kameruni përballet me Serbinë. /Telegrafi/

Read Previous

​Qeveria tregon se kur do t’u dalin studentëve nga 100 euro

Read Next

Ministri i Jashtëm italian: Koha për dialog dhe normalizim të plotë mes Kosovës dhe Serbisë