Zogaj: Gjatë verës funksionalizohet strehimorja e qenve endacakë

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se gjatë sezonit të verës të gjithë qentë endacak do të zhvendosen në strehimore e re në Bërnicë, e cila është në përfundim e sipër.

Ndonëse kanë marrë vendim që të subvencionohen qytetarët që adaptojnë qenë endacak, kjo sipas Zogajt nuk është shumë e kënaqshme pasi numri i të interesuar ishte shumë i vogël.

Zogaj e pranon që prania e qenve endacak është njëri ndër shqetësimet kryesore në Kryeqytet.

“Prania e qenve endacak në Prishtinë është problemi më i madh mundem me thënë lirisht sepse ka dal edhe në anketat e fundit si një prej vërejtjeve me të mëdha të qytetarëve të Prishtinës. Konsiderohet që janë dikun rreth 5 mijë endacak në Komunën e Prishtinës ne gjatë këtyre dy viteve të kaluara kemi shpenzuar shumë para e fonde për të kastru dhe sterilizuar qentë endacak që ata të jenë më pak të rrezikshëm për qytetarët e Prishtinës, gjithashtu edhe i ushqejmë në vazhdimësi të mos jenë të uritur dhe të jenë më pak të rrezikshëm. E kemi shpallur edhe një thirrje për adoptim të qenve endacak ku ne edhe paguajmë subvencionojmë 50 euro për secilin qenë endacak që një familje e merr”, ka thënë Zogaj.

“Për fat të keq nuk ka bërë zgjidhje nuk ka pasur interesim të madh çfarë ne kemi pritur fillimisht, por tashti kemi marr edhe një hap të ri edhe në masë të re që është një strehimorë e madhe në periferi të Prishtinës ku veç e kemi rrethuar një hapësirë hektarësh ku do të zhvendosim qentë endacak atje. Do t’i trajtojmë do të ushqejmë dhe do t’i mbajmë më gjatë plus do të hapim thirrje për adoptim. Familjet kanë mundësi me ardhë atje te strehimorja me i pa qentë endacak, me adoptu ndonjë prej tyre aty edhe i shërojmë, i trajtojmë e i ushqejmë”, ka thënë ai.

Zogaj thekson se me funksionalizimin e kësaj strehimore, do të vërehet ulja e numrit të qenve në Prishtinë.

“Kjo veç është bërë kjo strehimore është në periferi të Prishtinës, në dalje e Prishtinës atje nga liqeni i Badocit. Jemi duke i bërë përgatitjet e fundit shume shpejt gjatë kësaj sezone gjatë verës do t’i zhvendosim dhe ka me u vërejt menjëherë ajo në qytetin e Prishtinës. Ajo çka dua me theksu nuk është problem vetëm i Prishtinës sepse ne po e vërejmë që shumë qenë endacak po na vijnë nga komunat tjera ky është problem i krejt vendit dhe duhet me trajtu si problematik i krejt vendit”, u shpreh ai./Botasot/

Read Previous

FFK konfirmon datën dhe orën e finales së Kupës së Kosovës

Read Next

Ruajtja e stabilitetit në Kosovë e Bosnje, kryeministri britanik flet në telefon me kryeministrin Rama