Zjarr në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërhyjnë helikopterët

Në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë në zonën e quajtur Piramida 17 në Kolonjë, po vazhdon të jetë aktive një vatër zjarri.

Deri më tani zjarri është në zonën greke dhe po fiket me helikopterë,  ndërkohë forcat e zjarrfikëses shqiptare janë dërguar për të qenë në gatishmëri në rast se flakët do të kalojnë në anën tjetër.

Zjarri është  në përmasa të mëdha pasi në atë zonë është pyll i përzier me bredha dhe lisa, ndërsa flakët po favorizohen edhe nga era./Sinjali/

Read Previous

Sot dita pa makina në Shqipëri, këto janë akset ku do kufizohet qarkullimi i mjeteve

Read Next

​Një foshnje me COVID po trajtohet në Neonatologji