Macron dhe Kurti diskutojnë për dialogun me Serbinë dhe stabilitetin në Ballkan
Viti 2022 shënon 100 vjet marrëdhënie mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
Në nder të këtij 100 vjetori, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka bërë të ditur se vlefshmëria e vizave për shqiptarët nga tre vjet sa ka qenë maksimumi do të shkojë deri në 10 vjet.
“Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të zgjatuar vlefshmërinë e vizës në dhjetë vjet pasqyron faktin që shqiptarët gjithnjë e më shumë po ndjekin rregullat kur vizitojnë Shtete e Bashkuara”, ka thënë ambasadorja Kim.
Shqiptarët tani do të mund që përmes vizave turistike ose ato të biznesit, të posedohen me vizë 10 vjeçare në ShBA. /KultPlus.com
