Zelensky i Ukrainës në një vizitë befasuese në Mbretërinë e Bashkuar

Volodymyr Zelensky i Ukrainës është duke e vizituar Mbretërinë e Bashkuar për t’u takuar me kryeministrin Rishi Sunak, ndërsa ai u bën presion liderëve evropianë për më shumë ndihmë ushtarake.

Në një postim në Twitter, ai konfirmoi se do të takonte siç e quajti mikun e tij kryeministrin Rishi Sunak për të zhvilluar “negociata thelbësore”.

Mbretëria e Bashkuar konfirmoi të enjten se do të furnizonte Ukrainën me raketa me rreze të gjatë për të luftuar pushtimin rus.

Zelensky ka takuar liderët perëndimorë ditët e fundit dhe ka kërkuar të forcojë mbështetjen për Ukrainën, raporton BBC.

“Mbretëria e Bashkuar është një lider kur bëhet fjalë për zgjerimin e aftësive tona në tokë dhe në ajër. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe sot”, tha ai në Tëitter.

Pritet që takimi mes dy liderëve të mos zgjasë më shumë se disa orë.

Në qeverinë britanike e kanë karakterizuar vizitën si një mirësjellje dhe një kapje përpara, në vend të një negociate, i është thënë BBC-së, me një burim që shtoi se “ka gjithmonë punë për të bërë”.

/KlanKosova/

Read Previous

86 vjet nga lindja e ish-sekretares dhe mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright

Read Next

Pavarësisht ngadalësimit të inflacionit në SHBA, tregjet e aksioneve në botë vazhdojnë të qëndrojnë keq