Zelenskyy, heroi i ditëve të sotme

Volodymyr Zelenskyy është zgjedhur president i Ukrainës më 21 prill 2019. Aktualisht ai po përballet me një sfidë mjaftë të madhe që është mbrojtja e vendit të tij në mënyrë politiko-ushtarake nga agresori rus.  Zelenksyy javën që po e lëmë pas eshtë bërë një ndër fytyrat më të njohura dhe më të guximshme në botë, duke u cilësuar si hero I ditëve të sotme. Persona të shumtë nga vende të ndryshme të botës po e cilesojnë si lider dhe mbrojtës të vlerave demokratike përendimore. Një mendim të tillë e kanë edhe qytetarët e Gjakoves, të cilët e pershendesin guximin e tij.

Gjithashtu kujtojmë se pothuajse në vendet më të mëdha përfshirë edhe Rusinë po organizohen tubime dhe protesa kundër luftës, sidhe shtete të shumta vecse kanë aplikuar sanksione të shumta ndaj Rusisë, si rezultat I agresionit të treguar ndaj Ukrainës.

Në kohën kur Zelensky ishte zgjedhur president, kishte theksuar: “Unë nuk I dua fotot e mija në zyret tuaja, sepse presidenti nuk është një ikonë, një idhull apo një portret. Varni fotot e fëmijëve tuaj, dhe shikoni ato sa herë që merrni një vendim.

Read Previous

Shevchenko me deklaratë të fuqishme: Fëmijët po vdesin, duhet ta ndalojmë këtë luftë

Read Next

Webhelp Kosovo interviston gjermano-folësit në komunën e Gjakovës me qëllim të punësimit të tyre