Zbulohet arsyeja pse Barcelona ka refuzuar të nënshkruajë me Firminon

Barcelona është duke punuar për afrimin e lojtarëve të rinj për sezonin e ardhshëm.

Ditë më parë u raportua në mediat e ndryshme angleze dhe spanjolle se ka një marrëveshje të arritur mes Barcelonës dhe Roberto Firminos.

Por lajmet e fundit ngas Spanja kanë raportuar se në fakt nuk ka asnjë marrëveshje apo edhe një interes real nga Barcelona për sulmuesin brazilian.

E vërteta është se Firmino iu ofrua Barcelonës disa muaj më parë nga agjentët e futbollistit i cili do të largohet në verë si i lirë nga Liverpooli.

Cilësitë e lojtarit të Liverpoolit nuk mund të vihen në diskutim, por Barcelona nuk e ka në plane lojtarit dhe Firmino nuk është lojtari që i përshtatet stilit të katalunasve.

Sipas asaj që ka raportuar Marca këtë gjë drejtuesit e klubit katalunas i kanë bërë të qartë agjentëve të lojtarit duke refuzuar të nënshkruajnë me të. /Telegrafi/

Read Previous

A mundet Kina të zëvendësojë SHBA-të në Lindjen e Mesme?

Read Next

Numri i emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Britaninë e Madhe, drejt rënies