Zbulohen pamjet mahnitëse të Jupiterit (VIDEO)

Imazhet e rralla që ofrojnë një vështrim të paprecedentë të Jupiterit, janë realizuar nga teleskopi hapësinor më i madh dhe më i Fuqishëm, James Webb.

Fotot tregojnë aurorat, stuhitë gjigande, hënat dhe unazat që rrethojnë Jupiterin në detaje që astronomët i kanë përshkruar si të pabesueshme.

Imazhet me rreze infra të kuqe janë ngjyrosur artificialisht për t’i bërë dukuritë më të dallueshme. Teleskopi hapësinor James Web është pjese e një mision ndërkombëtar të drejtuar nga NASA me partnerët e Agjencisë Hapësinore Evropiane dhe asaj Kanadeze.

Teleskopi u lëshua në dhjetor të 2021-shit, dhe aktualisht gjendet i pozicionuar 1,6 milionë kilometra nga toka. I konsideruar si pasardhës i teleskopit të famshëm Hubble, ai pritet të jete një forcë dominuese e zbulimeve për të paktën 20 vitet e ardhshme./Alsat.mk

Read Previous

A mundet ecja të ulë presionin e gjakut?

Read Next

Shqiptarët e përdorin internetin më pak se të gjithë në Europë, për të lexuar lajme online