Wesley Clark pritet të nisë dëshminë e tij në Hagë javën e ardhshme

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për këtë javë dhe javën tjetër janë planifikuar seancat gjyqësore ku do të dëshmojnë blloku i fundit i dëshmitarëve të Mbrojtjes në këtë çështje gjyqësore.

Kështu është bërë e ditur një një njoftim nga Dhomat e Specializuara.

Ish-ambasadori amerikan Christopher Hill filloi dëshminë të hënën, më 10 nëntor, kurse nga fundi i javës pritet të dëshmojë edhe një dëshmitar tjetër. Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark është planifikuar të fillojë dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor.

Për dëshminë e tij janë planifikuar seanca edhe më 19 dhe 20 nëntor, ndërsa 21 nëntori është planifikuar si ditë rezervë, në rast nevoje.

Të gjitha seancat e javës që vjen aktualisht janë planifikuar të fillojnë në orën 09:00 dhe pritet të jenë kryesisht publike, është bërë e ditur në njoftim.  /Reporteri.net/

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

FMN: Shqipëria, mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë

Read Next

Steven Gerrard mund të marrë drejtimin e skuadrës angleze