Vritet një shqiptar në Spanjë, sherri në plantacionin e kanabisit nisi për 5 euro

Një 29-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në një plantacion marihuane në Spanjë.

Mediat spanjolle raportojnë se shkak për vdekjen e tij është bërë një sherr, që ka nisur për jo më shumë se 5 euro, por që i mori jetën. E gjithë ngjarja është zbuluar këtë të shtunë, ndërsa hetimet  e policisë atje kanë nisur që më 4 mars, kur i riu shqiptar u raportua i zhdukur.

Në një shtëpi ku kultivohej marihuanë në Can Fornaca,  policia gjeti dhe arrestoi një spanjoll 52-vjeçar, i cili dyshohet se e ka goditur shqiptarin me çekiç në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe trupin më pas e ka fshehur në pyll.

Shtetasi spanjoll mësohet se është lënë në burg për krimin e rëndë./TCh

Read Previous

Aksident trafiku në Vragoli, lëndohen 30 persona (FOTO)

Read Next

Suedia shpallet fituese e “Eurovision 2023”