Vritet një person dhe një tjetër plagoset nga të shtënat me armë në Podujevë

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot në Podujevë.

Policia ka konfirmuar për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 12:30.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.   Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka shtuar se aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve. /Telegrafi/

Read Previous

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut gjerman takon deputetët kosovarë

Read Next

Kurti në 22-vjetorin e 11 Shtatorit: Terrorizmi u godit globalisht, por mbetet kërcënim i paparashikueshëm