Drejtoria për Inspektime në krye të detyrës, vazhdon lirimi i hapësirave publike
Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një vjedhje e rëndë në një pompë të derivate në Gjakovë.
Sipas burime të TV Syrit kjo vjedhje ka ndodhur në pompën e derivateve ‘Delta Group’ në fshatin Brekoc në Gjakovë, shuma e parave që dyshohet se është vjedhur është 10 mijë euro, informacion ky që pritet të konfirmohet pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore.
“Rreth orës 01:45 ankuesi mashkull, kosovar ka raportuar se person/a të panjohur, në pompën e derivateve ku ai punon, i kishin vjedhur një shumë parash (pazar ditor). Policia ju ka përgjigjur rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “vjedhje e rëndë”. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /tvsyrivision/