Vitia nënshkruan Udhëzim Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Vitia këtë e bëri të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

Ai tha se kjo po bëhet për herë të parë në vend me ekipe multidisiplinare për ndërhyrje në fëmijërinë e hershme.

“Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor, i cili rregullon ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme si pjesë të shërbimeve në kujdesin parësor”, tha ai.

Tutje siç tha Vitia, ky ndryshim krijon bazën për mbështetje të hershme për foshnjat dhe fëmijët me rrezik për vonesa në zhvillim, përmes ekipeve profesionale multidisiplinare me psikologë klinikë, fizioterapeutë, logopedë dhe punëtorë socialë. /Telegrafi/

Read Previous

OVL UÇK u drejtohet ambasadave mike me letër apeli për drejtësinë në Hagë

Read Next

Irani: Portet tona janë gati të ofrojnë shërbime mbështetëse për anijet