VIDEO/ Turistët shpëtojnë për mrekulli pas shpërthimit në një hotel

Një video rrëqethëse e dy turistëve që vrapojnë për të shpëtuar, pas shpërthimit të zjarrit në hotelin ku po qëndronin është bërë virale në rrjet. Turistët francezë kanë dalë nga dhoma e tyre në hotelin Mad Monkey në Sidnei të mërkurën, pas shpërthimit të një baterie litium.

Shpërthimi detyroi 70 njerëz të dilnin në rrugë në lagjen Potts Point ndërsa zjarrëfikësit mbërritën në vendngjarje për të shuar flakët.

“Unë mora gjërat thelbësore, pasaportën, telefonin dhe mbajta laptopin tim në dorë dhe zbrita shkallët,” tha Mark Petrie, një turistët.

Autoritetet thanë se një nga francezët pësoi djegie të lehta në këmbë, por askush nuk u lëndua rëndë. /abcnews.al

Read Previous

Ernest Koliqi dhe Ali Podrimja, dy personalitete të shquara në pullat postare të Kosovës

Read Next

Bajrami: Nëse kuvendi e kalon projektligjin për shërbimin civil, LDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese