VIDEO/ Terrorizohen turistët, shembet ura në ditën e inaugurimit

Vizita e turistëve në ceremoninë e inaugurimit të urës prej druri në Cuernavaca në Meksikën qendrore u kthye në makth për dhjetëra persona që po shijonin bukuritë e vendit, kur ura në të cilën po ecnin u shemb papritur.

Nga shembja e urës kanë mbetur të plagosur 25 vizitorë, raportojnë mediet e huaja.

Mes të lënduarve janë kryetari i bashkisë, bashkëshortja e tij, të ftuar, banorë dhe turistë që ishin mbledhur për ceremoninë e inaugurimit të urës së varur.

Ndërkohë video e rrëzimit të urës në rrjetet sociale është bërë virale, duke marrë mijëra reagime dhe komente nga përdoruesit, të cilët kritikojnë autoritetet vendase për neglizhencën e mirëmbajtjes së urës.

Mësohet se turistët ranë në një lartësi prej 2 metrash./abcnews.al/

Read Previous

Si të dallosh origjinën e një produkti?

Read Next

Abuzimi me fonde për trajtimin e pacientëve jashtë vendit, reagon Qeveria: Do të hetohet gjithçka