VIDEO/ 9 kartona të verdhë dhe 7 të kuq, “Superclasico” argjentinase River Plate-Boca Juniors i dhuroi të gjitha

“Superclasico” e parë e vitit mes River Plate dhe Boca Juniors i kishte të gjitha.

Markë e shkollës latino-amerikane, pasioni, tensioni, një luftë në përfundim dhe në fund fituesit ishin vendasit, të cilët falë një penalltie të mirëkohuar të Borja në minutën e 92-të u dha fitoren dhe rriti diferencën mes tyre në 19 pikë, por edhe diferencën nga vendi i dytë në 9-të.

Skuadrat e Martin Demichelis dhe Jorge Almiron neutralizuan njëri-tjetrin në pjesën më të madhe të ndeshjes, me hapjen e ndeshjes drejt pjesës së dytë ku Armani dhe Romero bënë disa lëvizje të shkëlqyera, ku kulmi ishte gjuajtja e këtij të fundit ndaj Cruz.

Për një kohë të gjatë ajo që dominoi ishte tensioni, i cili i kombinuar me karakterin tradicional të derbit u përkthye në shumë sinjalizime të vështira nga gjyqtari.

Aty ku gjithçka tregonte se ndeshja do të mbyllej në barazimin pa gola, u zhvillua një fazë e minutës së 90-të. Solari u rrëzua përtokë pasi u përplas nga Agustin Sandes, në një lëvizje që shkaktoi shumë polemika në shtypn argjentinas pasi shumë nuk ishin të bindur për natyrën flagrante të faullit dhe lëvizja nuk shkoi kurrë në VAR.

Kolumbiani Miguel Borja mori përsipër ekzekutimin dhe shkaktoi zhurmë në “Monumental”, ndërsa pak çaste më vonë lojtarët e dy skuadrave u shfaqën në një konflik epiosodik, teksa tifozët e “milionerëve” festonin ende në tribunë. Si rezultat, gjyqtari, shpërndau kartona të kuq kur u qetësuan gjakrat, me River Plate që e mbylli ndeshjen me 10-të lojtarë dhe Boca me 8-të.

Në total, gjyqtari kryesor nxorri nga xhepi 9 kartona të verdhë dhe 7 kartona të kuq, ku një pjesë e kartonave të kuq ishin edhe për pankinat përkatëse./ h.ll/abcnews.al

Read Previous

Funari, një prej mrekullive natyrore të Elbasanit

Read Next

‘Vogue Italia’: Tirana, kryeqyteti me nuanca dhe dimensione europiane