Vera e pazakontë, fluks pacientësh të vegjël në qendra shëndetësore

Luhatja e temperaturave prej mesit të gushtit dhe prezenca e Covid-19, kombinuar me virozat në qarkullim kanë rritur ndjeshëm sëmundshmërinë te të vegjlit. “Duke iu referuar viteve më përpara, në këtë periudhë të vitit nuk kemi pasur këtë lloj ngarkese me fëmijë. Nga dita në ditë ka shtim të rasteve. Ka raste që shkojnë dhe 30 vizita në ditë”, thotë Makbule Naipi, mjeke pediatre.

Kjo situatë e pazakontë për stinën ka befasuar edhe mjekët pediatër. “E prisnim këtë fluks në shtator-tetor, por këtë vit na ka ardhur pak më parë”, thotë Naipi.

E teksa në shtator pritet rritje e mëtejshme rasteve të fëmijëve të sëmurë, mjekët japin disa këshilla për prindërit e veçanërisht mësuesit. “Ambientet sa më të ajrosura në shkolla, mos lejoni fëmijët të konsumojnë gjëra që nuk janë të këshillueshme të të kontrolluara”, thotë Naipi

Mjekët tregojnë gjithashtu se një pjesë e fëmijëve që paraqiten në qendra Shëndetësore me shenja virozat rezultojnë të jenë prekur nga koronavirusi./A2news/

Read Previous

​Jasharaj: Nga nesër nis greva në çerdhet publike

Read Next

Ikja nga La Liga në Ligën Premier, spanjollët të shqetësuar me fuqinë blerëse të anglezëve