Vedat Muriqi kërkon largimin nga Lazio

Vedat Muriqi thuhet se nuk është i kënaqur te Lazio dhe i ka kërkuar menaxherit të tij t’ia gjej një klub të ri, teksa në sfond menjëherë është shfaqur ish-skuadra e tij, Fenerbahce.

Muriqi u transferua nga Fenerbahce te Lazio për një shifër të raportuar rreth 18 milionë euro.

Megjithatë, ka dështuar t’i tregojë vlerat dhe shumicën e kohës ka qenë zgjedhje e dytë pas italianit Ciro Immobile.

Sipas mediumit turk Fotomac dhe portalit te Lazios thelaziali, Muriqi është i pakënaqur me këtë situatë dhe i ka kërkuar menaxherit të tij t’ia gjej një klub të ri.

Klubi turk është i hapur për ta rikthyer Muriqin në Stamboll, pasi tentoi disa herë transferimin e tij në verë, por Lazio nuk ishte e hapur për të lejuar largimin e tij.

Trajneri i Fenerbahces Vitor Pereira e pëlqen sulmuesin kosovar dhe i ka kërkuar klubit të bëjë përpjekje ta sjellin në janar Muriqin te klubi turk.

Fenerbahce thuhet se do t’i bëjë ofertë Lazios që të lejoj huazimin e Muriqit me opsion blerje nëse gjithçka shkon mirë.

Vlera aktuale e tregut të Vedat Muriqit, i cili ka një kontratë me Lazion deri në vitin 2025, ka rënë në rreth 9 milionë euro. /newsjust24all.com/

Read Previous

Pozicionet e zogjve në telat elektrikë shndërrohet në muzikë (VIDEO)

Read Next

​RrGK fillon fushatën “Voto për më shumë gra në zgjedhje lokale”