Vdes një i burgosur në QKUK, Shërbimi Korrektues del me njoftim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se i burgosuri me inicalet N.M (1976), ka vdekur sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, i njëjti ishte pranuar në burg me komplikime shëndetësore, për çka ishte trajtuar në vazhdimësi.

Tutje thuhet se, organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat e parapara me ligj për rastin e vdekjes së të burgosurit, si dhe do të bëhet autopsia si procedurë përfundimtare ligjore për verfikim të shkakut të vdekjes.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njoftojnë opinionin publik se sot në Qendren Klinike Universitare te Kosovës, ka ndërruar jetë i burgosuri N.M, i lindur më 1976

N.M është pranuar në burg me komplikime shëndetësore për çka është trajtuar në vazhdimësi në ambulancen e burgut dhe klinikat përkatëse sipas konsultimeve dhe rekomandimeve të SHSKUK-së.

Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat e parapara me ligj për rastin e vdekjes së të burgosurit, si dhe do të bëhet autopsia si procedurë përfundimtare ligjore për verfikim të shkakut të vdekjes.

Read Previous

Kërkohet Fond Emergjent për Komuna në raste të fatkeqësive natyrore

Read Next

Mbappe e Neymar prezantojnë fanellën e re të PSG-së (VIDEO)