Vdekja e dy të rinjve, shqiptarët protestojnë në Londër

Në Londër një grup shqiptarësh protestuan për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të dy bashkëkombësve të tyre azilkërkues.

Marshimi i tyre nisi në sheshin Trafalgar për të vijuar drejt kryeministrisë në 10 Downin Street.

Ata kërkuan drejtësi për Alfred Doskun i cili i tha fund jetës në qendrën e dëbimit të azilantëve në Colnbrook House në fillim të nëntorit.

Po ashtu kërkuan zbardhjen e rrethanave që çuan në vetëvrasjen e Leonard Farrukut më 12 dhjetor në anijen hotel në Dorset./GazetaSinjali/

Read Previous

Del raporti i autopsisë së Vanja Gorçevsk, vajzës nga Shkupi që u vra mizorisht

Read Next

Përurimi i tri shkronjave emblemë të UÇK-së