Vazhdojnë të mbesin të bllokuara tri pikat kufitare me Serbinë

Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka njoftuar se po vazhdojnë të jenë të bllokuara pikë-kalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak.

Në anën tjetër Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të bëjnë kujdes për ata që janë duke udhëtar drejt Kosovës nëpër territorin e Serbisë.

MPJ sqaron aktualisht nuk është i mundur qarkullimi me autobusë dhe kamionë, e as nuk është i sigurt kalimi me vetura.

Ndërkohë, për ata që tashmë ndodhen në Serbi, MPJ sugjeron që të përdorin pikat kufitare Mutivodë dhe Dheu i Bardhë apo nëpërmjet Maqedonisë së Veriut.

Read Previous

Lajçak e Escobar sot me diskutim publik për Kosovën e Serbinë

Read Next

20 qershori, Dita Botërore e Refugjatëve