Vance zbulon detajet nga negociatat e fundit për paqen me Iranin

JD Vance ka zbuluar detaje nga negociatat e fundit për paqen me Iranin, duke treguar se iranianët paraqitën një propozim me 10 pika.

Propozimi i parë ishte aq i çuditshëm, saqë menduam se mund të ishte shkruar nga ChatGPT,” tha Vance, duke shtuar se ai u hodh menjëherë.

Propozimi i dytë, më i arsyeshëm, lindi nga bisedime direkte midis zyrtarëve amerikanë dhe pakistanezë, dhe është ky dokumenti që presidenti po përdorte deri dje.

Sipas Vance, ekziston edhe një propozim i tretë, më ekstrem, që ka qarkulluar në rrjetet sociale, duke komplikuar negociatat.

Kjo tregon se procesi po kalon nga idetë më të arsyeshme deri te ato më radikale, ndërsa SHBA përpiqet të arrijë një marrëveshje të qëndrueshme.

JD Vance do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në raundin e ardhshëm të negociatave, që do të fillojë të shtunën në Pakistan.

/GazetaSinjali/

Read Previous

24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Person i zhdukur dhe gjetje e mjetit të dyshuar shpërthyes

Read Next

Kurti: FSK-ja po përgatitet për misionin në Gazë