Ushtria izraelite: Kemi goditur 450 objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) thonë se avionët luftarakë sulmuan “mbi 450 objektiva ushtarakë që i përkisnin organizatës terroriste Hamas në Rripin e Gazës”, shkruan BBC.

Në një postim në platformën “X”, IDF thotë se objektivat përfshinin selinë ushtarake, postet e vëzhgimit dhe pozicionet e qitjes kundër tankeve.

Postimi shton se në luftime ishin përfshirë edhe trupat tokësore.

Read Previous

​Çeku: Ende asnjë përgjigje për vlerësimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës

Read Next

Presidencialet 2024, tërhiqet nga gara ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence