Usain Bolt: Krenar që jam ende pikë referimi në atletikë

“Kur garoja, e shtyja veten për të arritur në vijën e finishit. Tani që jam tërhequr, është një ndjenjë e mrekullueshme të dish se jam ende pikë referimi”, deklaroi nga Tokio ish-atleti e sprinteri xhamajkan Usain Bolt.

Rekordmeni i botës në 100 e 200 metra, më tej shtoi: “Nëse do të jesh më i miri, do të jesh një legjendë. Doja të vendosja standarde të larta dhe ia dola. Jam i lumtur për këtë që kam arritur në karrierën time“.

Tetë vjet pas tërheqjes së tij nga gara, askush nuk i është afruar barazimit të kohëve ose pranisë së tij. Numrat tregojnë një pjesë të kësaj historie: tetë medalje ari olimpike dhe 11 medalje ari të Kampionatit Botëror.

Tre rekorde botërore – 9.58 sekonda në 100 metra, 19.19 në 200 metra dhe 36.84 në stafetën 4×100 – ende qëndrojnë. Asnjë vrapues nuk i është afruar rekordeve të tij individuale që Bolt kur u tërhoq.

“Sot jam i emocionuar sepse do të jem në gjendje t’i sjell fëmijët e mi dhe t’u them atyre: Shikoni, këtu filloi gjithçka“, tha ai, duke iu referuar Lojërave Olimpike të vitit 2008, ku ai vendosi tre rekorde botërore dhe fitoi tre medalje ari.

“U kam treguar fëmijëve të mi video dhe gjëra të tilla. Ata do të jenë 6 dhe 7 vjeç dhe do ta kuptojnë atë moment dhe unë do të jem në gjendje t’u shpjegoj atyre se çfarë ka bërë babai i tyre gjatë viteve“, përfundoi Usain Bolt. /Telesport.al/

Read Previous

Plani operativ “Droni” identifikon 208 kundërvajtje në komunikacion

Read Next

Mirëmbajtja e “Parkut të Lirisë”, në dorë të fatit