Urgjencat nga vapa, mjekët thirrje për kujdes

Vala e të nxehtit afrikan, që prej javësh ka përfshirë vendin tonë, ka krijuar edhe probleme shëndetësore. Mjekët thonë se një pjesë të urgjencave këtë periduhë ndodhin për shkak të temperaturave të larta.

Të sëmurët kronikë dhe fëmijët janë pacientët më të shpeshtë që vuajnë shqetësimet nga goditjet e diellit. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, rekomandon shmangien e lëvizjeve në orët e pikut të vapës, qëndrimin në vende të freskëta dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve.

Ndërsa të sëmurët kronikë, që vuajnë nga zemra, hipertensioni apo diabeti, duhet të bëjnë kujdes me dozat e medikamenteve.

Thirrjet në Urgjencën Kombëtare janë të shtuara gjatë sezonit të verës. Krahas shqetësimeve nga vapa, janë rritur urgjencat nga aksidentet në rrugë, në det dhe në zonat turistike malore.

Ndërkohë, thirrjet për Covid kanë rënë, ashtu si dhe rastet ditore që raportohen nga Ministria e Shëndetësisë. /A2news/

Read Previous

Kosova identifikon 30 raste të fushatës së Serbisë për çnjohje

Read Next

Talenti shkodran që refuzoi Belgjikën për Shqipërinë